Secondary Adv

OST njofton datat dhe oraret: Elbasani, Librazhdi dhe Gramshi do të jenë pa drita

Elbasani, Gramshi dhe Librazhdi do të kenë ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike në ditët në vijim për shkak të punimeve dhe masave të sigurisë në rrjet.

Operacionet do të zhvillohen në ditët e para të Marsit.

 

Në kuadër të stakimit, si masë sigurie të Linjës 400 kV Fier – Elbasan – Qafë Thanë, do të kryhen ndërhyrje në disa linja 35 kV dhe 10 kV, çka do të sjellë ndërprerje të shkurtra energjie në disa zona. Në Elbasan do të ketë vetëm ndërprerje 5-minutëshe më 2–4 mars.

 

Ndërsa nga data 2 deri më 4 mars 2026, në intervalin orar 08:00–17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 35kV L30–66 Mjekës – Kombinati i Drurit Elbasan.

 

Si pasojë, për një hark kohor prej rreth 5 minutash (kohë e domosdoshme për kryerjen e manovrimeve), do të mbeten pa energji elektrike këto zona në bashkinë e Elbasanit:

 

- Ital Druri

 

- Lagjja “Skënderbej”

 

- Fabrika e Tullës

 

- Pompat Hajdaran

 

- Shushicë

 

- Fushë Bull

 

- Tahiraj

 

- Shirgjan

 

- Reparti Mjekës

 

- Fshatrat Mjekës

 

- Kryezjarr

 

Në qytetin e Gramshit do të ketë ndërprerje më 2 dhe 5 mars, ora 06:00–06:05.Në datën 2 mars dhe 5 mars 2026, nga ora 06:00 deri në 06:05, do të stakohet Linja 35kV L30–78 Mjekës – Banjë për kryerjen e manovrimeve të nevojshme në rrjet.Për 5 minuta do të mbeten pa energji:

 

- Nënstacionet Gramsh dhe Cërrunjë

 

- Impianti Fotovoltaik Lundrues i Banjës – Statkraft

 

- HEC-et: Sotiraj, Lenie, Mivas, Tërvol, Kabash, Kërrpicë, Storë, Pisha

 

- Subjekti AL Mex Wood

 

Gjithashtu, ndërprerja do të prekë një numër të madh lagjesh dhe fshatrash në rrethin e Gramshit, përfshirë: Çekin, Uzina Çekin, Lagjja Xhile Liçi, Lagjja 18 Gushti, Lagjja Holta, Lagjja Llapushaj, Konvikti, Lagjja e Oficerave, Trashovicë, Tunjë, Kushovë, Pishaj, Skënderbegas, Kodovjat, Kukur, Lenie, Cërujë, Qerret, Sult, Katërlis, Kutërqar, Dushan, Zgjup, Kotorr, Ranxhë, Lleshaj, Kabash, Tërvol, Drizë, Gjergjovinë, Galigat, Bizhdan, Gostimë, Shtëpanjë, Klos, Floq, Banjë e Vjetër, Tregan, Gjinar, Shënavlash, Valesh dhe zona të tjera përreth.

 

Në qytetin e Librazhdit  do të ketë ndërprerje gjatë ditës më 2–4 mars. Po ashtu, në datat 2–4 mars 2026, nga ora 08:00 deri në 17:00, do të stakohet dhe tokëzohet Linja 10kV e Fiderit F7 të Nënstacionit Kombinati i Drurit.

 

Si rrjedhojë, gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji elektrike disa zona në rrethin e Librazhdit:

 

- Shirgjan

 

- Reparti Mjekës

 

- Fshatrat Mjekës

 

- Kryezjarr

 

Autoritetet energjetike sqarojnë se ndërprerjet do të jenë të shkurtra dhe të kontrolluara, të nevojshme për garantimin e sigurisë së rrjetit dhe realizimin e manovrimeve teknike. Konsumatorëve u rekomandohet të marrin masat e nevojshme për të shmangur dëmtimin e pajisjeve elektrike gjatë intervaleve të stakimit.

Burimi: Ekofin.al


Më të lexuarat